Problemi me barazine gjinore ne shqiperi
Keto dite ne Shqiperi, disa shoqata te lidhura me agjendat nderkombetare te ashtuquajtura "LGBTQ+" po perpiqen te shtyjne drejt Parlamentit nje projektligj per "barazine gjinore". Ne pamje te pare, fjala "barazi" tingellon e drejte, madje e nevojshme. Por pas ketij termi te bukur fshihet nje realitet qe kerkon te permbyse themelet me te thella te natyres njerezore dhe te familjes shqiptare. Ky projeklight, eshte nje mashtrim shpirteror dhe kulturor dhe po e argumentoj me poshte pse.
Projekti ne vetvete, nuk ka te beje me barazine midis burrit dhe gruas - dicka qe cdo njeri me ndergjegje e mbeshtet dhe kjo eshte ne legjislacionin shqiptar tashme. Ai synon te relativizoje vete kuptimin e gjinise, duke shpikur "identitete gjinore" te panumerta, qe mund te ndryshojne sipas deshires apo ndjesise se momentit. Keshtu, e verteta biologjike zevendesohet nga ndjesia subjektive.
Ky eshte nje mashtrim i madh: njeriu nuk e percakton vetveten me deshire, por e zbulon identitetin e tij brenda krijimit qe Zoti i ka dhene. Njeriu nuk eshte projekt veteshpikes, por krijese qe gjen lirine e vet ne te verteten.
Shqiperia vete pastaj, eshte ndryshe. Realiteti shqiptar nuk eshte ai i ideologjive te huaja. Shqiperia, me gjithe sfidat e saj, ka ruajtur ende ndjenjen e shenjterise se familjes dhe dallimit natyror midis burrit e gruas. Ky dallim nuk eshte diskriminim, por plotesim: burri dhe gruaja jane te ndryshem, qe te jene te bashkuar. Nga bashkimi i tyre lind jeta - dicka qe asnje "identitet gjinor" nuk mund ta prodhoje. Shqiperia nuk ka nevoje per ligje qe importojne konfuzionin moral te Perendimit. Ka nevoje per forca qe mbrojne nenen, familjen, femijet dhe dinjitetin njerezor.
Pertej fese, ka vetem dy gjini: burri dhe gruaja. Kjo pra nuk eshte ceshtje opinioni apo feje. Eshte ceshtje realiteti. Shkenca e vertete, biologjia dhe antropologjia e pranojne: ekzistojne vetem dy gjini biologjike, mashkull dhe femer. Cdo qenie njerezore eshte nje nga keto dy realitete, te percaktuara nga ADN-ja dhe trupesia e vet. Identiteti i brendshem nuk mund te ndahet nga trupi. Nese e mohojme kete te vertete themelore, gjithcka tjeter bie. Familja behet relative, edukimi behet eksperiment, dhe femijet humbasin busullen e se vertetes.
Po cfare duhet te bejme ne si te krishtere? Si te krishtere, nuk jemi thirrur te urrejme, por te ndricojme. Dashuria jone duhet te shkoje bashke me te verteten. Ne nuk mund te heshtim perballe genjeshtrave qe po u ofrohen brezave te rinj si "normalitet i ri".
* Duhet te lutemi per ata qe jane te hutuar nga keto ide.
* Duhet te edukojme me qartesi femijet tane, qe te dine se Zoti i krijoi "mashkull e femer" (Zanafilla 1:27).
* Duhet te kerkojme qe shkollat dhe institucionet tona te mos behen terren per indoktrinim, por vende ku respektohet kerkesa e dijes, realiteti natyror, dhe dinjiteti i njeriut.
* Duhet te kujtojme se mbrojtja e familjes dhe e gjinise nuk eshte ceshtje politike, por mision shpirteror.
Si te krishtere, ne nuk jemi kunder askujt, por jemi per te verteten e njeriut. Ideologjia gjinore kerkon te na beje te harrojme kush jemi. Por Zoti nuk ngaterrohet. Ai nuk krijon "identitete fluide". Ai krijon burra dhe gra, qe te duan, te plotesojne njeri-tjetrin dhe te sjellin jete. Nese duam te mbrojme Shqiperine, duhet te mbrojme kete te vertete qe eshte me e vjeter se cdo ligj: njeriu eshte krijuar mashkull dhe femer - dhe vetem ne kete harmoni gjendet liria e tij e vertete.