Festa e Halloween
Cdo vit, me 31 tetor, bota perendimore feston **Halloween** - nje nate maskash, qirinjsh te frikshem, skeletesh e demonesh qe shfaqen neper rruge e neper rrjete sociale. Per shume njerez, kjo eshte vetem nje loje, nje feste per femije, nje mundesi per tu veshur ndryshe dhe per te bere shaka me friken. Por per ne, si te krishtere, eshte e rendesishme te kuptojme se cfare fshihet pas kesaj feste dhe pse Kisha nuk e sheh ate si dicka te pafajshme.
Duke filluar nga origjina, Halloween nuk ka rrenje te krishtera, por vjen nga nje feste shume me e vjeter pagane e quajtur Samhain, e cila shenonte fundin e veres dhe fillimin e erresires se dimrit tek fiset kelte. Ne kete nate, njerezit besonin se bota e te gjalleve dhe bota e te vdekurve perzihej, dhe se shpirtrat mund te ktheheshin ne toke. Per tu mbrojtur, ata ndiznin zjarre, visheshin me maska dhe benin oferta ndaj shpirtrave - nje forme rituali qe synonte te qetesonte forcat e erreta.
Kur Krishterimi u perhap ne Europe, Kisha tentoi ta zevendesonte kete feste me Solemnitetin e te Gjithe Shenjtoreve (1 nentor) dhe Kujtimin e te Gjithe te Vdekurve (2 nentor), duke e kthyer fokusin tek drita dhe shpresa e ringjalljes. Megjithate, elementet pagane te Samhain-it mbeten te forta, dhe me kalimin e kohes, u perzien me traditat popullore, duke krijuar Halloween-in modern qe festojme sot. Kemi parasysh edhe emrin, nga "All Hallow's Eve" ne "Halloween".
Ne pamje te pare, Halloween duket si nje loje. Por ne thelb, ajo normalizon simbolet e se keqes. Maskat e demoneve, skeletet, magjistaret dhe shakate me vdekjen e erresiren zbehin ndjeshmerine shpirterore qe duhet te kemi ndaj realitetit te se keqes dhe ndaj jetes pas vdekjes.
Edhe me keq, shume njerez ne kete periudhe merren me praktika qe hapin deren e botes shpirterore ne menyra te rrezikshme: lexime tarot-i, spiritizem, magji per shaka, apo rituale qe duken te pafajshme, por ne fakt imitojne thirrje demonike.
Keto gjera nuk jane lojera. Shpirtrat e keqij ekzistojne, dhe Kisha e ka paralajmeruar gjithmone se nuk duhet te kerkojme kontakt me ta as ne menyre artistike apo simbolike. Kur luajme me erresiren, ajo gjithmone kerkon te hyje ne zemren tone.
Ne vend qe te perqendrohemi tek Halloween, Kisha na fton te perqendrohemi tek Dita e te Gjithe Shenjtoreve, nje feste e gezimit dhe e drites, ku kujtojme te gjithe ata qe e kane jetuar besimin me dashuri dhe perkushtim. Keta jane shembujt tane te vertete per tu ndjekur, jo demonet apo shakate me vdekjen. Edhe ne familje mund te zgjedhim ta festojme ndryshe kete periudhe: me lutje, qirinj per te ndjeret, me nje darke ne paqe dhe reflektim, apo duke i treguar femijeve historite e shenjtoreve, jo te fantazmave.
Krishti na therret te jemi bij te drites, jo te erresires. Edhe nese kultura e sotme tallet me kete dallim, ne duhet te mbajme gjalle te verteten: ate te vertete qe drita shkelqen ne erresire, dhe erresira nuk e mund dot ate. (Gjoni 1,5)