nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Ku eshte Zoti? Deshmia e 21 Martireve te Libise

postuar me 01 Dhjetor 2025 ne "Kultura & Shoqeria, Apostujt"

Ne histori ka momente kur erresira duket se ka fituar. Dhuna, urrejtja dhe barbaria, marrin jete njerezish te pafajshem, duke na bere te pyesim: Ku eshte Zoti? E megjithate, pikerisht ne ato momente, shfaqet nje drite qe nuk shuhet dot - drita e fese.

Ne shkurt te vitit 2015, 21 punetore te thjeshte, shumica nga Egjipti, u rrembyen nga grupi terrorist ISIS ne Libi. Ata ishin te krishtere ( te kishes koptike ), burra qe punonin larg familjeve te tyre per t'i mbajtur me buke. Nuk ishin teologe, nuk ishin as predikues te njohur - ishin te krishtere te zakonshem qe besonin ne Jezu Krishtin dhe jetonin me pune.

Terroristet i detyruan te gjunjezoheshin ne breg te detit dhe u kerkuan te mohonin Krishtin per te shpetuar jeten.
Ata nuk pranuan! Por me buzet qe shqiptonin emrin e Jezusit, ata dhane jeten e tyre. Kisha Kopte i njeh sot si "Martiret e Libise".

Por historia ka nje detaj qe prek thelbin e misterit te hirit hyjnor. Mes tyre ishte nje burre nga Afrika subsahariane, (i ndjeri) Matthew Ayariga. Ai nuk ishte i krishtere. Terroristet e kuptuan kete dhe e pyeten nese donte te shpetonte jeten duke mohuar Jezusin.

Por ai, duke pare qendrueshmerine e shokeve te tij, besimin e tyre pa frike dhe gjithcka ndodhi ate moment, deklaroi:
"Zoti i tyre eshte edhe Zoti im."

Guximi i te krishtereve martire, e coi ate drejt fese ne castin e fundit te jetes se tij. Ai u pagezua me gjakun e vet. U bashkua me ta ne deshmine e me te madhes dashuri: besnikerine ndaj Krishtit deri ne vdekje.

Papa Francesku ka thene se gjaku i martireve eshte "fara e te krishtereve te rinj". Historia e 21 Martireve te Libise eshte deshmi e ketij te vertete te lashte:

qe feja nuk eshte vetem fjale.
qe feja eshte jete.
qe feja eshte deshmi.

Ata nuk u vune perballe nje profesori ateist, por perballe vdekjes. Dhe megjithate, qendruan te patundur.

Edhe sot, shpesh ne e gjejme veten te frika e vogel e perditshme: c'do te thone te tjeret? A do te me gjykojne?
Ndersa ata burra thirren "Jezus" teksa vala e fundit e jetes i perpinte.
Ne nuk jemi thirrur gjithmone te derdhim gjakun tone, por jemi thirrur ta deshmojme Krishtin me jeten tone:

Me drejtesi ne pune
Me dashuri ne familje
Me falje per armiqte
Me guxim per te thene: "Une besoj"

Asnje arme nuk mund ta shkaterroje besimin.
Asnje frike nuk mund te shuaje Krishtin e gjalle.

Keta 21 burra na mesojne se jeta nuk eshte e zonja te na beje te heqim dore nga Zoti - perkundrazi, jete te vertete gjejme vetem tek Ai.