Si largohet mekati?
Mekati nuk largohet thjesht duke luftuar pasojat e tij. Njeriu shpesh mundohet te vrase “mizën”, por nuk pyet pse mizat vazhdojne te vijne. Nje trup i mbushur me mekate eshte si nje dhome ku eshte lene ushqim i keq. Ushqimi kalbet, era perhapet dhe mizat vijne. Ti mund te vrasesh nje mize, pastaj nje tjeter, pastaj nje tjeter. Por dhoma nuk pastrohet duke vrare mizat. Per sa kohe ushqimi i kalbur eshte aty, gjithmone do te kete arsye qe ato te kthehen.
Keshtu ndodh edhe me mekatin. Mund te luftosh nje zakon, nje tundim apo nje sjellje te gabuar. Mund te thuash “nuk do ta bej me”, mund te vendosesh rregulla, mund te perpiqesh te kontrollosh veten. Por nese nuk prek burimin, lufta vazhdon. Nje mekat largohet dhe shfaqet nje tjeter. Nje tundim mposhtet dhe pas tij vjen nje tjeter. Njeriu mbetet duke pastruar pasojat, pa e pastruar dhomen.
Prandaj pendimi i vertete nuk eshte thjesht te vrasesh mizat. Eshte te heqesh ushqimin qe i terheq ato. Duhet te largosh ate qe ushqen mekatin: deshirat e crregulluara, krenarine, urrejtjen, lakmine, genjeshtren, egoizmin dhe gjithcka tjeter qe i jep mekatit vend brenda njeriut. Nuk mjafton te thuash “nuk do ta bej me”. Duhet te pyesesh: “Cfare po e ushqen kete brenda meje?”
Por edhe kjo nuk eshte e gjitha. Nje dhome ku ushqimi eshte lene te prishet per nje kohe te gjate nuk mjafton te boshatiset. Ajo duhet lare. Duhet pastruar era, mbetjet dhe papastertia. Po keshtu, zemra e njeriut nuk ka nevoje vetem te ndaloje se prodhuari mekate; ajo ka nevoje te pastrohet.
Dhe ketu ndodhet nje prej ideve me te fuqishme te krishterimit: mekatit nuk i pergjigjesh vetem me vullnet njerezor. Mekati kerkon pajtim dhe flije. Ne Dhiaten e Vjeter, flijimet e kafsheve ishin shenja te nje realiteti me te madh. Gjaku i tyre nuk ishte zgjidhja perfundimtare, sepse kafshet nuk mund te jepnin ate qe njeriu kishte humbur. Ishin krijesa dhe flijimet e tyre nuk mund te sillnin pastrimin perfundimtar te ndergjegjes.
Krishterimi shpall se ajo qe nuk mund ta benin flijimet e kafsheve, e beri Krishti. Jezusi nuk dha gjakun e nje kafshe dhe as gjakun e nje njeriu te zakonshem. Ai dha veten. Flijimi i tij paraqitet si flijimi i paster dhe perfundimtar, sepse Krishti eshte pa mekat. Prandaj kryqi nuk eshte thjesht historia e nje njeriu qe vdiq padrejtesisht. Eshte vendi ku krishterimi sheh flijimin e Krishtit per mekatet e botes.
Mund ta mendosh keshtu: nese dhoma eshte zemra e njeriut, ushqimi i kalbur jane mekatet qe vazhdojme te ushqejme, mizat jane pasojat dhe tundimet qe kthehen vazhdimisht, ndersa pastrimi eshte kthimi tek Zoti. Por pastrimi perfundimtar nuk eshte nje pune qe njeriu mund ta kryeje vetem me forcat e veta. Ai lidhet me gjakun e Krishtit, me flijimin e tij dhe me hirin e Zotit.
Kjo eshte arsyeja pse kryqi qendron ne qender te besimit te krishtere. Jezusi nuk erdhi thjesht te na mesonte si te silleshim me mire. Ai erdhi te merrej me problemin e mekatit ne rrenje. Ai mori mbi vete ate qe njeriu nuk mund ta zhbente vete dhe hapi rrugen e pajtimit me Perendine.
Kjo nuk do te thote se pas Krishtit njeriu mund te vazhdoje te hedhe ushqim te kalbur ne dhome dhe pastaj te mendoje se gjaku i Krishtit e zgjidh gjithcka automatikisht. Pendimi kerkon ndryshim. Nese vazhdon te ushqesh mekatin, mizat do te vazhdojne te vijne. Hiri nuk eshte leje per te dashur mekatin; eshte mundesia per te dale prej tij.
Prandaj pyetja e vertete nuk eshte vetem: “Si ta vras kete mekate?” Pyetja eshte: “Cfare po e ushqen?” Pastaj: “A jam gati ta heq?” Dhe ne fund: “A jam gati t’ia dorezoj Krishtit ate qe nuk mund ta pastroj dot vete?”
Sepse nje dhome nuk behet e paster duke vrare mizat. Duhet hequr ajo qe i ushqen, duhet pastruar ajo qe eshte kalbur dhe duhet ndaluar burimi i ndotjes. Ne gjuhen e besimit, kjo eshte pendimi. Dhe mbi te gjitha qendron flijimi i Krishtit: gjaku i tij si shenja e Beselidhjes se Re dhe e pajtimit te njeriut me Perendine.
Mekati nuk mposhtet duke u marre pafundesisht me mizat. Ai mposhtet duke pastruar dhomen.