Beselidhja e Vjeter Fjalët e urta: Vera sjell shfrenim e alkooli bën njerëz të pacipë
- 1 Vera sjell shfrenim e alkooli bën njerëz të pacipë, kushdo jepet pas tyre, nuk do të jetë kurrë i urtë.
- 2 Zemërimii i mbretit porsi ulërima e luanit:kush e nget, mëkaton kundër vetvetes.
- 3 Është nder për njeriun t'u shmanget rragatjeve, porse të gjithë të marrët përzihen në grindje.
- 4 Ngase pati të ftoftë përtaci, s'deshi të lërojë; do të dalë të lypë verës, por s'do t'i japin.
- 5 Këshilli në zemrën e njeriut është si uji në thellësi, por i mençuri do t'ia dalë ta nxjerrë.
- 6 Shumë njerëz mbahen për të mirë:por kush mund ta gjejë një njeri besnik?
- 7 I drejti që jeton në ndershmërinë e vetdo t'i lërë pas fëmijët e vet të lumtur.
- 8 Mbreti, kur rri në fronin gjykatës të vetme sy i shqyrton të gjitha të këqijat.
- 9 Kush mund të thotë: E pastrova zemrën time, jam i pastër nga mëkati?
- 10 Peshore e peshore, masë e masë:të dyja janë në iri te Zoti.
- 11 Edhe fëmija njihet sipas asaj që bën:a është vepra e tij e pastër dhe e drejtë.
- 12 Edhe veshin që dëgjon edhe syrin që shikon:të dy Zoti i ka bërë.
- 13 Mos ta ketë ëndja gjumin që të mos ndrydhë skamja, mbaj sytë hapur nëse do të ngihesh me bukë.
- 14 E keqe është, e keqe është!, thotë çdo blerës, por si të largohet, atëherë lëvdohet.
- 15 Ka ar e mbushulli margaritarësh, por gjëja më e çmueshmja janë buzët e urtësisë.
- 16 Merrja petkun e shtatit atij, që i hyri dorëzanë të huajit:prej tij merre pengun në vend që prej të huajve.
- 17 E ëmbël i duket njëherë njeriut buka e gënjeshtrës, por pastaj goja i mbushet me guraleca.
- 18 Synimet forcohen me këshill:bjer në luftë pasi të jesh menduar mirë!
- 19 Me atë që zbulon fshehtësitë e shpifjetdhe që s'i mban goja arra, mos bëj shoqëri.
- 20 Kush nëm babain e vet e nënëniu fiktë drita në mes të errësirës.
- 21 Pasuria e fituar shpejt në fillims'do të dalë e bekuar në fund.
- 22 Mos thuaj: Do ta kthej të keqen që m'u bë!, ki besim në Zotin e ai do të të shpëtojë.
- 23 Peshë e peshë i iritet Zotit, peshorja e rreme nuk është e mirë para syve të tij.
- 24 Zoti i drejton hapat e njeriut; e si atëherë njeriu mund ta dijë udhën e vet?
- 25 Është lak për njeriun të thotë: Po bëj kusht!, e pastaj të shqyrtojë çka kushtoi.
- 26 Mbreti i urtë i shqyrton mirë mëkatarëte pastaj i shkel me rrotë.
- 27 Dritëz e Zotit është shpirti i njeriutqë depërton deri në fund të zemrës.
- 28 Mëshira dhe e vërteta e ruajnë mbretin, me butësi ai e përforcon fronin e vet.
- 29 Stolia e të rinjve është fuqia e tyre, kurse flokët e thinjur janë stolia e pleqve.
- 30 Plaga që kullon shëron të ligën, po ashtu edhe të rrahurat palcën e qenies.