Beselidhja e Vjeter Fjalët e urta: Zemra e mbretit si rrëketë e ujërave është në dorë të Zotit
- 1 Zemra e mbretit si rrëketë e ujërave është në dorë të Zotit:rngjithkah të dojë e sjellë atë.
- 2 Në sytë e njeriut të gjitha udhët janë të drejta, por ai që i peshon zemrat është Zoti.
- 3 Të zbatohet mëshira dhe e drejtai pëlqen Zotit më tepër se flitë.
- 4 Sytë madhështorë, zemra krenare, dritëza e të paudhëve, ja, çfarë është mëkati!
- 5 Synimet e të kujdesshmit gjithmonë shpien në mbushulli, kurse kush ngutet, mbetet në skamje.
- 6 Pasuria e fituar në saje të rrenaveështë vesë para diellit të njerëzve që kërkojnë vdekjen.
- 7 Mujshia e mëkatarëve ata vetë i zhduksepse s'duan ta bëjnë të drejtën.
- 8 Udha e mbrapshtë e njeriut është e vështirë, ndërsa e drejta është vepra e njeriut të pastër.
- 9 Më mirë është të jetosh në një kënd të pullazit, se të banosh së bashku në shtëpi me grua grindavece.
- 10 Shpirti i keqbërësit dëshiron të keqen, as i afërmi i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.
- 11 Kur ndëshkohet përqeshësi edhe ipadijshmi bëhet i mençur, kur e mëson të urtin, e shton dijen.
- 12 I Drejti e vëren shtëpinë e të paudhitdhe keqbërësit i plandos në mjerim.
- 13 Kush i mbyll veshët në klithmën e skamnorit, edhe ai do të thërrasë, por nuk do të dëgjohet.
- 14 Dhurata e dhënë fshehtë pajton zemërimin, dhurata e dhënë nën dorë edhe zemërimin.
- 15 Për të drejtin është kënaqësi të ushtrojë të drejtën, kurse për keqbërës është vdekje.
- 16 Njeriu, që e lë udhën e maturisë, do të banojë në bashkësinë e hijeve.
- 17 Ai që i do kënaqat, do të mbesë në skamje, dhe ai që i do verën dhe ushqimet e mira, nuk do të begatet.
- 18 Keqbërësi do të jetë shpagim për të drejtin, i patenzoni për njerëzit e drejtë.
- 19 Më mirë është të banohet në vend të shkretëse me një grua grindavece e idhnake.
- 20 Në banesën e të urtit ka visar të paçmueshëm dhe të gjitha të mirat, por njeriu i pamatur i shpëdan.
- 21 Kush ndjek drejtësinë e mëshirën, do të gjejë drejtësi, jetë e nder.
- 22 I urti e pushton qytezën e të fortëvedhe e rrënon fuqinë në të cilën shpresonin.
- 23 Kush e ruan gojën e gjuhën e vet, ruan vetveten nga të vështirat.
- 24 Krenari dhe i dërhuzdti quhet përqeshës:ai bën gjithçka me mujshi të tepruar.
- 25 Dëshirat e mbysin përtacin, sepse duart e tija s'duan të punojnë.
- 26 Gjithë ditën dëshiron e lakmon kurse i drejti jep me dorëdhani.
- 27 E iritshme është flia e të paudhit, sidomos nëse kushtohet me qëllim të keq.
- 28 Dëshmitari i rremë do të vritet, kurse njeriu që dëgjon do të mund të flasë gjithmonë.
- 29 Keqbërësi merr në fytyrë një hije të rëndë, kurse i drejti e ndreq jetën e vet.
- 30 Nuk ka as urti, as mençuri as këshillqë t'i rrijë përballë Zotit.
- 31 Kali bëhet gati për ditën e luftimit, por shpëtimin e jep Zoti.