Beselidhja e Vjeter Levitiku: Flia pajtimore
- 1 Nëse ndokush kushton një fli pajtimi: Në qoftë se paraqet bagëti të trashë, mashkull ose femër, të patëmetë, le t'ia kushtojë Zotit.
- 2 Le ta vërë dorën e vet mbi kokë të flisë së vet dhe le ta presë në hyrje të Tendës së takimit. Priftërinjtë, bijtë e Aronit, le ta derdhin gjakun gjithreth lterit
- 3 dhe prej flisë së pajtimit le t'ia kushtojnë Zotit si fli shkrumbimi dhjamin që i vesh zorrët, gjithë dhjamin ndër zorrë,
- 4 të dy veshkat me dhjamin që i mbështjell, e dhjamin e të hollit dhe rizën e mëlçisë: le ta nxjerrë edhe atë bashkë me veshkat.
- 5 Atëherë bijtë e Aronit le t'i djegin këto pjesë mbi lter me flinë e shkrumbimit, që është përmbi dru në zjarr. Le të jetë fli e djegur e erëndshme në nder të Zotit.
- 6 Nëse ndokush i paraqet Zotit për fli të pajtimit një bagëti të imët, le ta kushtojë të patëmetë, qoftë mashkull, qoftë femër.
- 7 Nëse i paraqet Zotit qengj,
- 8 le ta vërë dorën e vet mbi kokë të flisë së vet dhe le ta presë para Tendës së takimit. Bijtë e Aronit le ta derdhin gjakun e tij gjithreth lterit.
- 9 Le t'i kushtojë prej flisë se pajtimit si fli të erëndshme Zotit: dhjamin e krejt bishtin duke e prerë mu te kurrizi, të nxjerrë edhe dhjamin që i mbështjell zorrët dhe tërë dhjamin e barkut,
- 10 të dy veshkat me dhjamin në ijë, rizën e mëlçisë: le ta nxjerrë edhe atë me veshkat.
- 11 Prifti le t'i djegë të gjitha këto mbi lter: është një ushqim i shkrumbuar në nder të Zotit.
- 12 Nëse kushton dhi, le ta sjellë para Zotit,
- 13 le ta vërë dorën e vet mbi kokë të saj dhe le ta presë para Tendës së takimit. Bijtë e Aronit le ta derdhin gjakun e saj rreth lterit.
- 14 Prej saj le të nxjerrë kushtin e vet si fli shkrumbimi në nder të Zotit, d. m. th. dhjamin që vesh rropullitë dhe i gjithë sa është ndër zorrë,
- 15 dy veshkat me dhjamë që i vesh ato deri në të hollë si dhe rizën e mëlçisë: le ta nxjerrë edhe atë me veshkat.
- 16 Prifti le t'i djegë të gjitha mbi lter: si ushqim, shujtë e djegur, erë zbutëse në nder të Zotit. I tërë dhjami i përket Zotit.
- 17 Le të jetë ky një ligj i përhershëm ndër të gjitha breznitë tuaja, në çfarëdo vendi që do të banoni: nuk guxoni assesi ta hani as dhjamin as gjakun.Flia për mëkate:a/ të kryepriftit