Beselidhja e Vjeter Osea: Ozeja e rimerr gruan e pabesë dhe e sprovon. Shtjellimi i simbolit
- 1 Zoti më tha edhe: Shko e duaje përsëri gruan që ka mik e është kurorëshkelëse, sikurse edhe Zoti i do bijtë e Izraelit, ndërsa ata u sillen hyjnive të huaja e u pëlqejnë kuleçtë e rrushit.
- 2 Unë e bleva për pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi.
- 3 I thashë: Do të më presësh për shumë ditë pa u lavirësuar e pa iu dhënë asnjë njeriu; po as vetë nuk do të të afrohem.
- 4 Sepse edhe bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa princ, pa fli, pa gugulur, pa efod e pa terafim.
- 5 Pastaj do të kthehen bijtë e Izraelit e do ta kërkojnë Zotin, Hyjin e vet, e Davidin, mbretin e vet. Me frikë do t'i afrohen Zotit dhe të mirave të tij në mbarimin e ditëve.