Beselidhja e Vjeter Osea: Priftërinjtë, të mëdhenjtë e mbreti e çojnë popullin në rrënim
- 1 Dëgjojeni këtë gjë, priftërinj, vështro mirë, shtëpia e Izraelit, dëgjoni, shtëpi e mbretit, ju që të drejtën duhej të ruanit, ju u bëtë lak në Masfë, rrjetë e shtrirë përmbi Tabor!
- 2 Një gropë të thellë hapën në Setim; ju të gjithëve do t'ju ndëshkoj.
- 3 Unë e njoh mirë Efraimin, s'e kam të panjohur Izraelin:u lavirësove tani, o Efraim, i përdhosur je, o Izrael!
- 4 Veprat e tyre s'do t'i lënëtë kthehen te Hyji i vet, se i mbuloi shpirti i fëlligështisë së tyree s'i lë ta njohin Zotin.
- 5 Krenaria e Izraelit dëshmon kundër tij, Izraeli e Efraimi, për faj të vet, do të rrëzohen, edhe Juda do të bjerë me ta!
- 6 Me grigja e lori të vetado të shkojnë ta kërkojnë Zotin, por atë s'do të mund ta gjejnë:sepse u tërhoq prej tyre!
- 7 Ata Zotit ia shkelën besën, sepse lindën fëmijë bastardë; do të përlahen për një muajata e pronat e tyre.Lufta vëllavrasëse
- 8 Bini borisë në Gabaaedhe trompetës në Ramë, në Betaven lëshoni kushtrimintmerrojeni Beniaminin!
- 9 Ditën e ndëshimitdo të shkretohet Efraimi, për fiset e Izraelitpo ju lajmëroj gjë të sigurt.
- 10 Na janë bërë prijësit e Judëssi ata që luajnë kufijtë!Përmbi ta do ta lëshoj, porsi shi, zemërimin tim.
- 11 I ndrydhur është Efraimi, u shkel e drejta, pse deshi të shkojë pas ndyrësisë.
- 12 Qelb e gjak do të jem për Efraimin, kalbësirë për shtëpinë e Judës!Kotësi besëlidhjet me të huajt
- 13 E pa Efraimi lëngatën e vet, edhe Juda varrën e vet:shkoi Efraimi në Asiri, dërgoi njerëz te mbreti i madh:por as ai s'do t'ju shërojë, plagën tuaj s'do ta shëndoshë.
- 14 Sepse si luaneshë do t'i jem Efraimit, zog luani për shtëpi të Judës.Unë, unë do t'i copëtoj, do të shkoj, do t'i marre nuk ka kush t'i shpëtojë!
- 15 Do të shkoj, në banesën time do tëkthehem, derisa t'i paguajnë ndëshkimet, ta kërkojnë fytyrën time, të më dëshirojnë në vuajtjet e veta!