A kam te drejte te divorcohem?
Divorci eshte nje nga ceshtjet me te dhimbshme qe prek martesen dhe familjen. Sot, ne nje shoqeri ku martesa shpesh shihet si nje lidhje qe mund te perfundoje kur dy njerez nuk ndihen me te lumtur bashke, Bibla paraqet nje kendveshtrim krejt tjeter. Martesa nuk eshte thjesht nje kontrate midis dy njerezve, por nje beselidhje e shenjte para Perendise.
Kur farisenjte e pyeten Jezusin per divorcin, Ai i coi ata tek fillimi, tek vete krijimi: “Prandaj njeriu do te lere babane dhe nenen dhe do te bashkohet me gruan e vet, dhe te dy do te jene nje mish i vetem.” Me pas Jezusi shtoi: “Prandaj, ate qe Perendia e ka bashkuar, njeriu te mos e ndaje.” (Mateu 19:5-6)
Keto fjale tregojne qarte se divorci nuk ishte pjese e planit fillestar te Perendise per martesen. Kur farisenjte e pyeten pse Moisiu kishte lejuar divorcin, Jezusi u pergjigj: “Moisiu, per shkak te ngurtesise se zemres suaj, ju lejoi t’i ndani grate tuaja; por ne fillim nuk ka qene keshtu.” (Mateu 19:8)
Pra, divorci lidhet me realitetin e mekatit njerezor dhe me thyerjen e beselidhjes martesore. Nuk paraqitet si zgjidhje normale per problemet e nje cifti.
Jezusi permend nje perjashtim te rendesishem kur thote: “Dhe une po ju them se kushdo qe e le gruan e vet, pervec rastit te kurverise, dhe martohet me nje tjeter, shkel kuroren.” (Mateu 19:9) Tradhtia bashkeshortore eshte nje shkelje e rende e besnikerise mbi te cilen ndertohet martesa. Per kete arsye, ne rastin kur nje bashkeshort kryen tradhti, situata nuk eshte me e njejte me nje martese qe thjesht po kalon nje periudhe te veshtire.
Megjithate, edhe ketu duhet bere nje dallim. Fakti qe tradhtia mund te jete arsye per divorc nuk do te thote se divorci eshte i detyrueshem. Nese ka pendim te vertete, falje dhe mundesi per rindertimin e besimit, pajtimi mund te jete ende i mundur. Por kur tradhtia perseritet, nuk ka pendim dhe beselidhja shkelet vazhdimisht, martesa ndodhet ne nje gjendje krejt tjeter.
E njejta gje duhet thene edhe per abuzimin. Bibla nuk e urdheron nje njeri te qendroje pasivisht nen dhune. Abuzimi fizik, seksual apo nje situate ku jeta dhe siguria e bashkeshortit ose e femijeve jane ne rrezik nuk duhet te mbulohet me justifikimin se “duhet te durosh”. Nje person qe ndodhet ne nje martese abuzuese mund te kete nevoje te ndahet per te mbrojtur veten dhe femijet. Siguria duhet te jete gjithmone prioritet.
Por jo cdo problem ne martese eshte arsye per divorc. Konfliktet, veshtiresite financiare, mungesa e komunikimit, zhgenjimet apo humbja e emocioneve te fillimit nuk jane automatikisht arsye biblike per ta perfunduar nje martese. Bibla i therrret bashkeshortet ne dashuri, durim, falje, pendim dhe perpjekje per pajtim.
Pali shkruan: “Burrat, duajini grate tuaja, sikurse edhe Krishti e deshi kishen dhe dha veten per te.” (Efesianeve 5:25) Ky eshte modeli i dashurise biblike: jo nje dashuri qe zgjat vetem sa kohe gjithcka shkon mire, por nje dashuri qe kerkon besnikeri dhe sakrifice.
Ne fund, pyetja nuk duhet te jete vetem: “A kam te drejte te divorcohem?”, por: “A po respektoj beselidhjen qe kam bere para Perendise?”
Bibla e vendos martesen mbi nje themel shume me te forte se emocionet e momentit. Divorci nuk eshte qellimi i Perendise per martesen dhe, kur kerkohet per arsye egoiste ose per t’i shpetuar thjesht veshtiresive normale te jetes bashkeshortore, ai bie ndesh me vullnetin e Tij.
Megjithate, Bibla njeh edhe realitetin e mekatit. Tradhtia, dhuna dhe braktisja mund ta shkaterrojne rende nje beselidhje. Ne raste te tilla, ndarja mund te behet e nevojshme dhe, ne rrethana te caktuara, divorci mund te lejohet.
Mesazhi i Bibles nuk eshte se martesa duhet te mbahet me cdo kusht, edhe kur nje person po shkaterron tjetrin. Mesazhi eshte se martesa duhet te ruhet me besnikeri, dashuri dhe frike ndaj Perendise dhe se divorci nuk duhet te trajtohet si zgjidhja e pare sa here qe martesa kalon veshtiresi.
“Prandaj, ate qe Perendia e ka bashkuar, njeriu te mos e ndaje.” (Mateu 19:6)