nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb
Abrahami, biografia

Abrahami, biografia

Postuar më 27.07.2026 në " Histori"

Abrahami eshte pa dyshim njera nga figurat me te rendesishme ne historine e besimit, duke u konsideruar ati i besimtareve ne judaizem, krishterim dhe islam. Teologjia e sheh ate si modelin me te larte te bindjes dhe besimit ndaj Zotit. Shtrohet pyetja se sa mund te zbulojme per Abrahamin nga pikepamja e shkences historike dhe metodave kritike te analizes se burimeve. Kjo kerkese nuk synon te zbehe rendesine e tij shpirterore, por te kuptoje se si historia dhe arkeologjia e pozicionojne kete figure patriarkale.

Burimi kryesor per jeten e Abrahamit eshte Libri i Zanafilles ne Bibel. Teksti na prezanton me udhetimin e tij nga Uri i Kaldeasve deri ne Kanaan dhe Egjipt, duke pershkruar tradita, zakone dhe ngjarje familjare. Historianet dhe studiuesit e teksteve biblike vertetojne se keto tregime jane shkruar dhe redaktuar shekuj me radhe pas periudhes ne te cilen pretendohet se ka jetuar Abrahami, zakonisht e vendosur ne Mijevjecarin e Dyte para Krishtit. Kjo do te thote se tekstet permbajne anakronizma dhe pasqyrojne me shume periudhen e redaktimit te tyre sesa nje ditar te drejtperdrejte te kohes.

Seria e dyte e burimeve, perfshin zbulimet arkeologjike nga Mesopotamia dhe Siria. Pllakat e Marit, te datuara ne shekullin e 18 para Krishtit, permendin emra vetjak amorit si Abam-rama, cka verteton se emri i tij ishte mjaft i perhapur ne ate periudhe. Pllakat e Nuzit, nga shekujt 15 dhe 14 para Krishtit, dokumentojne zakone ligjore e familjare qe perputhen plotesisht me ato te Zanafilles, si adoptimi i sherbetorit apo dhenia e skllaves per lindjen e trashegimtarit. Gjithashtu, Pllakat e Eblas nga shekujt 24 dhe 23 para Krishtit tregojne pranine e emrave dhe toponimeve semite te ngjashme ne rajon. Qyteti Ur i kaldeasve identifikohet nga shumica e studiuesve arkeologe si Ur Kasdim, qyteti sumerian i Urit qe ndodhet rreth 200 milje ne juglindje te Bagdadit te sotem. Gjithashtu, ekzistenca e qytetit te Haranit identifikohet me Harranin modern ne Turqi, ndersa vendndodhjet e Shekemit dhe Betelit jane te provuara, gje qe e ben udhetimin e Abramit nga Uri ne Betel teresisht te realizueshem. Po ashtu, pllakat e Marit, te datuara ne te njejten periudhe me patriarket biblike (2800-1760 p.K.) dhe te gjetura rreth 200 milje ne juglindje te Haranit, sherbejne si deshmi me vlere duke konfirmuar referenca per grupin “Hapiru” (hebrejte e asaj kohe ne ate rajon) si dhe praktika ligjore te ngjashme me ato te Bibles, sic jane ligjet e adoptimit dhe te trashegimise.

Seria e trete perbehet nga mbishkrimet mbreterore dhe gjeografike. Mbishkrimi i faraonit Sheshonq I ne tempullin e Karnakut, i cili daton ne shekullin e 10 para Krishtit, permend nje vend te quajtur Pekhar-Abram ne rajonin e Negevit, cka konsiderohet si nje nga referencat me te hershme gjeografike per fushate ose prone te lidhur me emrin e tij.

Seria e katert perfshin autore te antikitetit te vonshem qe citojne tradita me te vjetra te humbura. Historiografi hebre Flav Jozefi, historiani grek Nikolla i Damaskut dhe Berosi babilonas permendin pranine e Abrahamit ne Damask dhe ndikimin e tij ne mjedisin shkencor e kulturor te Egjiptit.

Duhet pranojme se ne konsensusin e sotem akademik, duke pase parasysh mungesen e provave fizike per shkak edhe te periudhes per te cilen flitet, Abrahami shihet me shume si nje figure teologjike dhe simbolike e cila perfaqeson origjinen e popullit te Izraelit dhe besimit monoteist, se sa si nje person historik i dokumentuar ne menyre rigoroze. Ky veshtrim nuk e mohon mundesine e ekzistences se ketij udheheqesi real qe frymezoi keto tregime, por pranon kufizimet e metodave historike.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *