nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb
Forca e deshires per te jetuar

Forca e deshires per te jetuar

Postuar më 19.08.2026 në " Familja & Martesa"

Ne debatet bashkekohore mbi mbrojtjen e jetes (kur flitet per abortet), shpesh degjojme pyetjen e veshtire: “Po ne rastet e dhunes?” Eshte nje pyetje qe prek plaget me te thella njerezore dhe kerkon jo vetem pergjigje racionale, por mbi te gjitha ndjeshmeri, dashuri dhe besim te thelle ne Zot.

Nga pikepamja katekiste, Kisha Katolike ka mesuar gjithmone se cdo jete njerezore eshte e shenjte qe nga casti i ngjizjes, sepse cdo qenie njerezore eshte e krijuar sipas shembelltyres dhe ngjashmerise me Zotin (Imago Dei). Rrethanat se si vjen ne jete nje femije nuk e pakesojne dhe as nuk e tjetersojne vleren e tij te jashtezakonshme para Hyjit.

Historia e Anne Farrens eshte nje deshmi e fuqishme e kesaj te vertete. Nena e Anne-s, MJ, perjetoi nje nga traumat me te renda qe mund te pesoje nje grua: u dhunua egersisht ne shtepine e saj. Kur mesoi se ishte shtatzene, bashkeshorti i saj mendoi fillimisht se aborti ishte zgjidhja, pasi femija “nuk u ngjiz nga dashuria”. Perballe kesaj sprove te jashtezakonshme, MJ mori nje vendim heroik: ajo zgjodhi jeten!

Me ndihmen dhe shoqerimin shpirteror te nje prifti, bashkeshorti i saj jo vetem qe e mbeshteti, por e pranoi femijen qe po vinte me dashuri dhe gezim te plote. Ai u be nje baba i vertete per Anne-n, duke treguar se atesia nuk eshte vetem ceshtje biologjike, po mbi te gjitha ceshtje dashurie, sakrifice dhe pergjegjesie shpirterore.

Te zgjedhesh jeten nuk do te thote se rruga do te jete pa udhekryqe apo vuajtje. Kur Anne mesoi te verteten per ngjizjen e saj ne moshen 12-vjecare, tullumbacja e botes se saj u shperthye. Ajo kaloi vite sprovash te renda: humbje identiteti, marredhenie abuzive, nje abort vetjak qe i la plage te thella, dhe varesi.

Megjithate, Zoti nuk e la vetem. Permes terapise, reflektimit te thelle shpirteror dhe perballjes me te verteten e abortit, Anne gjeti rrugen e sherimit. Ajo kuptoi se dinjiteti i saj si bije e Zotit nuk percaktohet nga mekati i kriminelit qe e ngjizi, por nga dashuria e Hyjit qe e thirri ne ekzistence.

“Nuk do ta ndryshoja rrethanen e ngjizjes sime… Tani shoh doren e Zotit ne gjithcka. Ai mund te shperbleje e te shpetoje cdo situate nese i besojme Atyre.”, shprehet ajo.

Ne katekizmin tone mesojme se Hyji eshte i afte te nxjerre te miren edhe nga situatat me te keqija e me te erreta (Romakeve 8:28). Mekati i dhunuesit ishte i tmerrshem, por femija e ngjizur ishte plotesisht e pafajshme. Aborti ne kete rast nuk do ta fshinte krimin e kryer, por vetem do te shtohej nje viktime te dyte te pafajshme.

Deshmia e familjes se Anne-s na kujton dy gjera thelbesore:

  1. Komuniteti dhe shoqerimi shpirteror, kane nje rol te rendesishem. Kisha dhe besimtaret jane te thirrur te qendrojne prane grave ne nevoje me mbeshtetje konkrete, e jo me gjykime. Nga cfare shohim me lart, mbeshtetja e priftit dhe e bashkeshortit beri te mundur shpetimin e nje jete.
  2. Falja dhe shpengimi, jane hapa te rendesishem. Zoti nuk braktis asnje prej bijve te Tij. Sherimi i Anne-s eshte nje shembull i gjalle se si Hiresia e Perendise mund te rindertoje edhe jetet me te thyera.

Cdo femije meriton nje shans per te jetuar, pa marre parasysh se si ka ardhur ne kete bote. Sepse perpara Zotit, nuk ka jete “te gabuara” apo “te padeshiruara”.

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *