Veset dhe Virtytet
Cdo njeri ndjen brenda vetes nje tension te perhershem: mes te mires dhe te keqes, mes deshires per dashuri dhe prirjes per egoizem. Kisha e ka permbledhur kete lufte ne 7 veset vdekjeprurese dhe 7 virtytet qe i sherojne ato.
Cfare jane veset vdekjeprurese?
Jane prirje te brendshme qe, nese nuk ndalohen, cojne ne mekate te renda dhe ne largim nga Zoti. Jane “rrenjet” e mekateve te tjera.
1. Krenaria; Mbivleresimi i vetes dhe percmimi i te tjereve.
sherimi: Pervujteria – Te njohesh kufijte dhe te jetosh me zemer te thjeshte.
2. Lakmia; Deshira e pangopur per para, pasuri dhe pushtet.
sherimi: Bujaria – Te ndash me te tjeret dhe te mos jesh i lidhur pas pasurise. |
3. Kuria (epshi); Kenaqesi seksuale e pakontrolluar ose e paligjshme.
sherimi: Pastertia – Te duash me zemer te paster dhe me vetekontroll.|
4. Zilia; Merzitja per te mirat e tjetrit dhe deshira qe ai te mos i kete.
sherimi: Dashamiresia – Te gezohesh per te miren e tjetrit. |
5. Terbimi; Zemerim qe kalon ne hakmarrje, urrejtje ose dhune.
sherimi: Butesia – Te dish te falesh dhe te ruash qetesine. |
6. Teperia (lakmia ne te ngrene); Deshira e tepruar per ushqim, pije ose kenaqesi trupore.
sherimi: Vetepermbajtja – Te dish te thuash “mjaft” dhe te ruash masen. |
7. Pertacia (acedia); Mosperfillje shpirterore, mungese vullneti per te bere te miren.sherimi: Zelli – Te ndjekesh me pasion Zotin dhe te miren. |
—
Pse ka rendesi kjo ndarje?
Nuk eshte thjesht liste morale. Kjo eshte nje pasqyre shpirterore qe te ndihmon te kuptosh veten: Ku jam i plagosur? Ku me fton Zoti te rritem?
Njeriu nuk eshte i mbyllur ne mekat. cdo vesi mund te sherohet me hirin e Zotit dhe me stervitje shpirterore. Kjo eshte rruga e virtytit – nje jete qe nuk roberon, por cliron.
—
Si t’i luftojme veset?
1. Lutja – forca vjen nga Zoti.
2. Vetedija – njihe veten dhe veset qe te qeverisin.
3. Sakramentet – sidomos rrefimi dhe Eukaristia.
4. Praktikimi i virtytit perballes – cdo dite, me hapa te vegjel.
5. Fjalet e Shkrimit – si drite dhe mesim per zemren.