Origjina e Shpirtit
Edhe pse sot jemi mesuar te mendojme per shpirtin si dicka qe nis automatikisht bashke me jeten tone te perditshme, pyetja se si dhe kur vjen shpirti ne ekzistence ka qene nje nga debatet me te medha te filozofise dhe teologjise ne historine e krishterimit. Qe ne shekujt e pare te kishes, teologet dhe mendimtaret jane perpjekur te kuptojne lidhjen mes krijimit te Zotit dhe lindjes se nje qenieje te re njerezore. Ne fillimet e formulimeve teologjike te krishtera, kishte edhe nga ata qe ndikoheshin nga filozofia platonike, si per shembull Origjeni i Aleksandrise ne shekullin e trete, i cili mendonte se te gjithe shpirtat ishin krijuar qe ne fillim nga Zoti dhe jetonin ne nje bote shpirterore para se te merrnin trupa fizike ne toke. Por miresi te tilla si ide u hodhen poshte me vone nga kisha ne koncilin e dyte te Konstandinopojes per te mbrojtur te verteten se njeriu eshte nje teresi e pandashme e trupit dhe e shpirtit, e jo nje shpirt qe burgoset ne nje trup.
Me kalimin e kohes dhe me konsolidimin e doktrines se krishtere, teologjia u perqendrua kryesisht ne dy menyra kryesore per te shpjeguar se si vjen shpirti ne jete.
Menyra e pare dhe me e perhapura eshte ajo e krijimit te drejtperdrejte, e njohur ndryshe si krijimtari. Sipas ketij besimi, Zoti krijon nje shpirt te ri, te paperseritshem dhe unik nga asgjeja per cdo njeri qe ngjizet ne barkun e nenes. Kjo do te thote se ne momentin qe nis jeta biologjike, Zoti nderhyn drejtperdrejt me dashurine e tij krijuese per ti dhene secilit prej nesh nje shpirt imortal, i cili i jep dinjitet absolut cdo qenieje njerezore qe nga fillimi i saj (i jetes). Ky eshte edhe qendrimi zyrtar i kishes katolike, pasi tregon se secili prej nesh eshte dashuruar dhe thirrur ne emer personalisht nga Krijuesi, pa qene thjesht nje produkt i rastesishem i biologjise.
Menyra e dyte, e cila ka pasur perkrahjen e saj te vecante historikisht, eshte ajo e tradukcionizmit. Sipas kesaj teorie, e cila u mbrojt qysh ne kohet e hershme nga teologe si Tertuliani, shpirti i foshnjes nuk krijohet nga e para nga asgjeja, por trashegohet dhe kalon nga prinderit te femija se bashku me trupin gjate vete procesit te ngjizjes. Kjo pikepamje u perdor shpesh per te shpjeguar me lehte se si transmetohet mekati origjinal nga brezi ne brez, si nje trashegimi qe ne burim.
Sido qe te jete, te dyja keto rrugetime teologjike na kujtojne se jeta njerezore nuk eshte nje grumbullim i thjeshte celulash, por nje mrekulli ku dora e Zotit dhe dashuria e Tij jane gjithmone te pranishme, duke e bere cdo njeri nje qenie te shenjte me nje qellim te vecante dhe nje destinacion te perjetshem.