Pse Satanai mashtroi Even dhe jo Adamin? Ku ishte ai?
Historia e renies se njeriut ne mekat, e pershkruar ne kapitullin e trete te Zanafilles, eshte nje nga tregimet me te njohura te Bibles. Megjithate, sa me shume e lexojme me kujdes, aq me shume pyetje lindin prej saj. Nje prej tyre eshte vecanerisht interesante: nese qellimi i Satanait ishte ta largonte njeriun nga Perendia, pse iu drejtua Eves dhe jo Adamit? Dhe, ndoshta edhe me interesante, ku ishte Adami ndersa gjarpri po fliste me te?
Teksti i Zanafilles nuk na jep nje pergjigje te drejtperdrejte per vendndodhjen e Adamit ne fillim te bisedes. Zanafilla 3:1 thote se gjarpri iu drejtua gruas dhe e pyeti: “A ka thene me te vertete Perendia…?” Eshte e dukshme se biseda fillon mes gjarprit dhe Eves. Vetem me vone, ne vargun e gjashte, thuhet se Eva mori nga fryti, hengri dhe “i dha edhe burrit te saj, qe ishte me te, dhe ai hengri”.
Kjo ka sjelle dy menyra kryesore interpretimi. Sipas njeres, Adami ishte prane Eves gjate gjithe bisedes dhe degjoi gjithcka qe po ndodhte. Sipas tjetres, nuk mund te percaktojme me siguri nga teksti nese ai ishte fizikisht aty qe ne fillim. Shprehja “burrit te saj, qe ishte me te” mund te kuptohet si nje pershkrim i marredhenies se tyre dhe jo domosdoshmerisht si prove se ai qendronte prane saj gjate gjithe tundimit.
Por nese Adami ishte aty, atehere historia behet edhe me shqetesuese. Sepse pyetja nuk eshte me vetem pse Eva u mashtrua. Pyetja behet: pse Adami heshti?
Adami e dinte urdhrin e Perendise. Ne kapitullin e dyte te Zanafilles, Perendia i kishte dhene atij urdhrin per te mos ngrene nga pema e njohjes te se mires dhe te se keqes. Nese Adami ishte aty kur gjarpri po e bindte Even te dyshonte tek fjala e Perendise, atehere ai nuk ishte nje njeri qe nuk e dinte te verteten. Ai e dinte. Ai kishte degjuar urdhrin. Dhe megjithate, kur Eva i dha frutin, ai hengri.
Kjo sjell nje dallim shume te rendesishem. Eva u mashtrua nga gjarpri, ndersa Adami, sipas menyres se si Pali e pershkruan me vone ngjarjen ne Dhiaten e Re, nuk u mashtrua ne te njejten menyre. 1 Timoteut 2:14 thote se Adami nuk u mashtrua, ndersa gruaja u mashtrua. Kjo e ben pergjegjesine e Adamit edhe me te vecante: ai nuk mund te paraqitet thjesht si dikush qe ra sepse besoi nje genjeshter. Nese e kuptojme tekstin ne kete menyre, Adami e dinte urdhrin dhe megjithate zgjodhi mosbindjen.
Kjo eshte edhe arsyeja pse eshte e padrejte qe historia e Edenit te reduktohet ne shprehjen “Eva e tundoi Adamin”. Vete Zanafilla nuk e pershkruan Even si nje grua qe e detyroi burrin e saj te mekatonte. Ajo hengri nga fruti dhe ia dha edhe atij. Por Adami beri zgjedhjen e tij. Ai nuk ishte nje kukull pa vullnet. Ai zgjodhi te hante.
Por atehere mbetet pyetja: pse gjarpri iu drejtua fillimisht Eves?
Nje pergjigje e mundshme eshte se gjarpri nuk kishte nevoje ti mashtronte te dy. Mjaftonte te krijonte dyshimin te njeri dhe te arrinte qe tjetri te ndiqte pas. Tundimi nuk kishte nevoje te perseritej. Nese Eva do te hante dhe Adami do te pranonte te hante gjithashtu, qellimi do te ishte arritur.
Dhe ketu qendron nje prej aspekteve me te fuqishme te tregimit. Gjarpri nuk fillon duke i thene Eves thjesht: “Haje frutin”. Ai fillon duke vene ne dyshim fjalen e Perendise: “A ka thene me te vertete Perendia…?” Ky eshte thelbi i tundimit. Para se njeriu te thyeje urdhrin, ai fillimisht fillon te dyshoje tek Ai qe e ka dhene urdhrin.
Gjarpri me pas e con dyshimin edhe me tej. “Ju nuk do te vdisni aspak”, i thote Eves. Me fjale te tjera, tundimi nuk eshte thjesht nje deshire per te ngrene nje frut. Eshte nje perpjekje per ta bindur njeriun se fjala e Perendise nuk eshte e besueshme dhe se mosbindja nuk do te kete pasojat qe Perendia ka paralajmeruar.
Eshte interesante se fruti nuk paraqitet si dicka e neveritshme. Perkundrazi, Eva e sheh si te mire per tu ngrene, te kendshem per syte dhe te deshirueshem per te fituar dituri. Kjo eshte pikerisht natyra e tundimit: e keqja shpesh nuk paraqitet si e keqe. Ajo paraqitet si dicka e bukur, e dobishme dhe e deshirueshme.
Megjithate, duhet bere edhe nje dallim i rendesishem. Zanafilla e quan personazhin “gjarpri”; nuk e quan drejtperdrejt Satan. Identifikimi i gjarprit te Edenit me Satanain behet me i qarte ne pjese te mevonshme te Bibles, vecanerisht ne Zbulesen, ku “gjarpri i lashte” identifikohet me Djallin dhe Satanain. Kjo eshte arsyeja pse tradita e krishtere e ka kuptuar gjarprin e Edenit si Satanin, megjithese menyra se si kjo lidhje shfaqet ne tekst zhvillohet pergjate Shkrimit.
Por pyetja me interesante mbetet ajo per Adamin; nese ishte aty, pse nuk foli?
Ndoshta sepse heshtja mund te jete po aq vendimtare sa fjalet. Ai nuk kishte nevoje te bente nje fjalim. Mjaftonte te thoshte: “Perendia ka urdheruar te mos hame prej saj.” Por nuk e beri. Nese nuk ishte aty, atehere situata nuk e heq pergjegjesine e tij. Ne momentin qe Eva i dha frutin, ai kishte mundesine te refuzonte. Ai mund te thoshte jo. Por nuk tha jo.
Ne te dyja rastet, Adami nuk mund te paraqitet si nje viktime pasive e Eves. Ai ishte pjesemarres ne zgjedhjen qe solli renien. Dhe pikerisht ketu ndodhet nje nga mesimet me te thella te historise se Edenit. Renia nuk fillon me kafshimin e frutit. Ajo fillon shume me heret, me nje pyetje: “A mund ti besoj Perendise?”
Gjarpri e zhvendosi vemendjen e Eves nga fjala e Perendise te ajo qe ajo deshironte. Ajo filloi ta shihte frutin jo me thjesht si dicka te ndaluar, por si dicka qe mund ti jepte asaj ate qe deshironte. Ne ate moment, urdhri i Perendise u be me pak i rendesishem se deshira njerezore. Kjo eshte arsyeja pse historia e Edenit vazhdon te jete kaq e fuqishme edhe sot. Ajo nuk flet vetem per nje peme, nje frut dhe nje gjarper. Ajo flet per konfliktin midis besimit dhe dyshimit, midis bindjes dhe deshires, midis fjales se Perendise dhe zerit qe e kundershton ate. Prandaj, pyetja “Pse Satanai mashtroi Even dhe jo Adamin?” nuk ka nevoje per nje pergjigje te komplikuar. Satanai nuk kishte nevoje ti mashtronte te dy. Mjaftonte qe njeri te binte ne tundim dhe tjetri te zgjidhte mosbindjen.
Sepse Eva u perball me genjeshtren. Adami u perball me zgjedhjen. Dhe te dy zgjodhen gabim. Kjo eshte edhe arsyeja pse historia e Edenit nuk duhet te lexohet si nje histori ku “gruaja e prishi gjithcka”. Eshte historia e dy njerezve qe, perballe fjales se Perendise, zgjodhen te besonin nje ze tjeter. Eva nuk mund ta mbaje e vetme fajin e renies, sepse Adami gjithashtu hengri. Dhe nese ai ishte aty kur gjarpri fliste, atehere heshtja e tij behet nje prej detajeve me te fuqishme te gjithe tregimit. Por serish, pyetja qe qendron pas gjithe kesaj eshte shume me e madhe: kur zeri i Perendise bie ndesh me ate qe deshiron zemra e njeriut, kujt do ti besoje njeriu?