Sa minuta ka nje ore ne Parajse?
Pyetja se sa minuta ka nje ore ne parajse, mund te duket si nje ngacmim filozofik ose nje loje fjalesh, por ne te vertete ajo prek nje nga dilemat me te medha te teologjise mbi natyren e perjetesise. Kur mendojme per minutat dhe oret, mendja jone menjehere i lidh ato me levizjen e akrepave te ores, rrotullimin e Tokes apo konsumimin e materies. Ne boten fizike, minuta eshte thjesht nje fragment i matshem i nje kohe qe po rrjedh dhe po fshin te kaluaren per ti bere vend te ardhmes. Por nese pyetjes i pergjigjemi ne menyre te drejtperdrejte, pergjigja eshte se ne parajse nuk ka fare minuta, sepse kronometri jone fizik nuk ekziston atje ku nuk ka lende qe shkaterrohet apo plaket.
Kjo sepse perjetesia nuk eshte nje kohe shume e gjate qe numerohet me miliarda sekonda, por nje realitet ku koha fizike ia le vendin nje permase tjeter ekzistence. Megjithate, mungesa e minutave nuk do te thote absolutisht se ne parajse cdo gje eshte e ngrire apo se cdo ngjarje ndodh ne menyre te perzier ne te njejtin cast. Sic e shohim edhe ne historine e krijimit shpirteror – ku engjejt se pari u krijuan dhe me pas moren vendimet e tyre vullnetare – per cdo krijese ekziston pashmangshmerisht nje rend logjik. Kryeengjelli Lucifer psh, nuk u rebelua para se te krijohej, ashtu sic nje shpirt ne parajse nuk mund te perjetoje dicka pa pasur nje rend te ngjarjeve. Aty ku ka nje “perpara” dhe nje “pas”, ka gjithashtu nje sekuence te caktuar qe lejon qe pervojat te udfallin ne menyre te rregullt.
Prandaj, koha jashte kohes sone materiale nuk eshte zbrazeti, por nje sekuence shpirterore. Nese ne boten tone koha matet me zgjatjen e sekondave dhe plakjen e gjerave, ne perjetesi koha matet me thellesine e pervojes dhe kalimin nga nje gjendje gezimi ne nje tjeter edhe me te madhe. Ngjarjet kane radhe sepse vete marredhenia, adhurimi dhe zbulimi i lavdise hyjnore jane dinamike. Secili moment ndertohet mbi ate qe shkoi, por pa humbur asgje nga e kaluara dhe pa pasur frike se e ardhmja do te sjelle fundin e dickaje te bukur.
Te pyesesh per minutat ne parajse eshte si te perpiqesh te matesh peshen e nje dashurie me kilograme. Parajsa nuk e numeron kohen me cikle 60-minuteshe, sepse ajo nuk diktohet nga kufizimet e ores, por nga prania e te Perjetshmit. Aty sekuenca e ngjarjeve nuk sherben per te matur se sa jete na ka mbetur, por per te shpalosur ne menyre te pafundme harmonine e nje jete qe nuk zbehet kurre.