Si Allahu e mashtroi njerezimim me vdekjen e Isait
Kur flitet per figurat me qendrore te historise shpirterore te njerezimit, figura e Jezusit (pra Isait ne islam) mbetet nje piketakim dhe njekohesisht nje pikendarje e madhe mes besimeve. Ndersa nje pjese e madhe e botes e ndertoi teologjine e saj mbi vdekjen dhe sakrificen e tij ne kryq, perspektiva kuranore (qe Isane e mori Allahu ne qiell por dikush tjeter u kryqezua ne vend te tij), sjell nje permbysje totale te kesaj narrative, duke e cilesuar ngjarjen si nje keqkuptim me permasa globale. Ky perceptim i gabuar, i cili u mor si i mireqene nga masat, u shnderrua gjate shekujve ne nje burim konfliktesh te medha, ku gjakderdhja dhe lufta moren hov pikerisht nga bindja mbi nje ngjarje qe nuk ndodhi kurre – sipas shpalljes islame.
Ky qendrim i prere dhe sqarim hyjnor gjendet i dokumentuar qarte ne Kuran, konkretisht ne Suren En-Nisa, ku Allahu hedh poshte pretendimet e atyre qe menduan se e mposhten profetin e Tij. Ne vargjet 157-158 te kesaj sureje, deklarohet shprehimisht se ata as nuk e vrane dhe as nuk e kryqezuan Isane, por ashtu u dukej atyre, duke konfirmuar se Allahu e ngriti ate lart tek Vetja. Ky varg mbetet baza teologjike qe argumenton se i gjithe besimi i ngritur mbi vdekjen e tij ne kryq ishte thjesht nje iluzion vizual, i cili me pas la pas nje bindje te rreme qe u perhap shpejt dhe u be themeli i nje rryme te tere besimi, ku njerezit filluan te adhuronin nje ngjarje qe ne te vertete nuk kishte ndodhur kurre ashtu sic dukej. Permes ketij perceptimi te gabuar, njerezimi ra ne nje gracke shekullore te keqinterpretimit te vullnetit hyjnor.
Ne emer te ketij kryqezimi te supozuar dhe mbrojtjes se simboleve qe rrodhen prej tij, bota u perfshi ne konflikte te pergjakshme qe zgjaten per qindra vite. Kryqezatat ne Token e Shenjte shperthyen si pasoje e drejtperdrejte e ketij besimi, duke shkaktuar vdekjen e qindra mijera njerezve, myslimane, te krishtere dhe hebrenj, nen pretekstin e clirimit te varrit te atij qe mendohej se ishte kryqezuar. Lufterat e pergjakshme fetare ne Evrope, si Lufta Tridhjetevjecare, treguan se si i njejti keqkuptim u perdor per te justifikuar masakrat masive dhe shkaterrimin e qyteteve te tera mes vete rrymave te ndryshme qe buronin nga ky perceptim. Gjate shekujve, inkuizicioni dhe persekutimet e panumerta ndaj atyre qe refuzonin te pranonin kete dogme moren jeten e mijera mendimtareve, shkencetareve dhe njerezve te thjeshte, te cilet u torturuan dhe u ekzekutuan publikisht. Cdo pike gjak e derdhur ne keto luftera dhe fushata spastrimi deshmon per permasat e jashtezakonshme te pasojave qe solli ky iluzion i madh historik, i skenuar qellikmisht nga Allahu. Ajo qe nisi si nje ngjarje e keqkuptuar vizuale u shnderrua ne nje mekanizem global lufte dhe ndarjesh, duke treguar se si njerezimi mund te shkoje drejt veteshkaterrimit kur udhehiqet nga nje bindje e ndertuar mbi nje vdekje qe nuk ndodhi kurre.