nuk ka miresi qe nuk kushton dhe nuk dhemb

Rrefimi


Pse duhet rrefimi?

Edhe pas pagezimit, njerezit mekatojne. Rrefimi eshte dhurate qe Zoti na jep per te na falur dhe per te na rilindur, sa here qe gabojme.

Kur rrefehesh me zemer te perulur, Zoti jo vetem te fal, por te sheron.

---

Si te pergatitesh per nje rrefim te mire?

Lutu dhe kerko ndihmen e Zotit
Bej nje shqyrtim ndergjegjeje - kujto mekatet qe ke bere ndaj Zotit, vetes dhe te tjereve
Shkruaji nese te ndihmon te kujtosh
Ji i sinqerte dhe i penduar - nuk ka nevoje per justifikime

---

Si behet rrefimi?

Hyn ne konfesion dhe pershendet priftin
Bej shenjen e kryqit dhe thuaj:
"Bekome o ate, sepse kam mekatuar"
Thuaj kur ke qene hera e fundit qe je rrefyer
Rrefe mekatet
Prifti te keshillon dhe te jep nje pendese (zakonisht nje lutje)
Thuaj aktin e pendeses (p.sh.: "O Zot, me gjithe zemer jam penduar...")
Prifti thote fjalet e faljes: "Une te liroj nga mekatet, ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt."

---

Si ndihesh pas rrefimit?

I lehtesuar shpirterisht
Me zemer te paster dhe te qete
I mbushur me hir per te nisur nje fillim te ri

---

Rrefimi mund te behet sa here qe ndien nevoje, vecanerisht kur ke bere ndonje mekat te rende.